Eko Higjiena

AKR Dega në Gjilan, fillon riorganizimin e saj në terren me strukturat e saja

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Struktura udhëheqëse e Degës së AKR-së në Gjilan, mirëpriten në takim Sekretarin e Përgjithshëm të AKR z.Vesel Makollin, dhe udhëheqësin e Shtabit në nivel qendror z.Bejtush Gashi. Në prag të Zgjedhjeve Nacionale të 9 shkurtit 2025, AKR Dega në Gjilan, fillon riorganizimin e saj në terren me strukturat e saja, njëkohësisht do të ndërmerren edhe shumë aktivitete mobilizuese të anëtarësisë.

Në cilësinë e Kryetarit të Degës, në pamundësi të marrë pjesë personalisht në organizimin e Degës, pasi nuk gjendem në Kosovë, në koordinim të plotë me Presidentin z.Behgjet Pacolli, dhe me Sekretarin e Përgjithshëm z.Vesel Makolli, arritëm në dakordim të përbashkët, me propozim tonin që të emërojmë për Koordinator të Degës deri në mbajtjen e Kuvendit z.Fadil Sherifi, një aktivist, anëtarë i Kryesisë i dalluar për aktivitetin e tij të dhënë në AKR ndër vite, dhe me këtë propozim korrigjuam edhe një gabim të lëshuar pavetëdije, i cili binte ndesh me Statutin e AKR, që Vendimet për Ndryshime dhe emërime brenda partisë ndërmerren vetëm nga Presidenti, dhe se propozimi i Degës për Koordinator do të jetë unifikim i të gjithë anëtarësisë tonë, e që besojmë thellë se z.Fadil Sherifi, do ta luaj këtë rol unifikues me të gjithë ka shkruar Arianit Ibrahimi.

Në këtë takim, u vendos edhe për udhëheqësin e Shtabit të Degës AKR në Gjilan, z.Shemsedin Ramushi, ku besojmë se do t`i organizoj zgjedhjet nacionale me angazhim maksimal.

Mobi Casa

Unë, përmes këtij shkrimi njëkohësisht kam një falënderim të veçantë për Presidentin z.Behgjet Pacolli, i cili ishte përkrahësi më i madh i imi përgjatë këtyre 4 viteve, në udhëheqje të Degës, dhe në të gjitha veprimet, dhe vendimet që i kam marrë qoftë edhe kur bëra koalicion qeverisës në Gjilan me Kryetarin z.Alban Hyseni, por edhe sa isha Asambleistë, Presidenti ishte mbështetësi im kryesorë, dhe kjo mbështetje ishte edhe përgjatë gjithë rrugëtimit tim në politikë, që nga 2007.

Padyshim, se mirënjohës përjetësisht u jam edhe bashkërrugatarëve të mi të pathyeshëm, e që janë shokët e shoqet e mia, pa të cilët s`do të kishte ndodhur asnjë arritje, ishin këta që me lojalitet të plotë rrugëtuan me mua në dhjetëra e dhjetëra aktivitete, fushata, e organizime të zgjedhjeve në AKR, ku gjithmonë kishim rolin kyç në gjithçka brenda Degës AKR-ës në Gjilan, saj përketë udhëheqjes dhe organizimit.

Në një të ardhme të shpejtë, besoj se do t`i vazhdojmë prap aktivitetet e përbashkëta, drejtë sfidave të reja, e që pa dyshim me përgatitjen e kuadrot përbrenda që i kemi të të gjitha profileve, do të arrijmë edhe shumë suksese të reja, që gjithmonë do të jenë të interesit të përgjithshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.