ARKATANA

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan ka pritur në takim Kryeshefen Ekzekutive të IPK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, sot ka pritur në takim, Kryeshefen Ekzekutive nga Inspektorati Policor i Kosovës, Miradije Kelmendi.

Takimi i zhvilluar kishte për qëllim zotimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në mes këtyre dy institucioneve, duke ofruar mbështetje të ndërsjellë, në mënyrë që të sigurohet efikasitet, duke kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta.

GRANDEMALL

Përveç tjerash, u vlerësua edhe çështja e shkëmbimit të informacioneve sa i përket zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, të realizuara deri më tani dhe u theksua se edhe më tutje do të vazhdojë një koordinimi i tillë, me qëllim të luftimit të dukurive negative.

Duke pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm, në fund të takimit, Kryeprokurori Maloku dhe Kryeshefja Kelmendi, u shprehën të gatshëm edhe më tej për përkrahje reciproke, drejt avancimit të sundimit të ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.