UBT

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndau iftare në qendër të qytetit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në bashkëpunim me Këshillin e xhematit të fshatit Cërrnicë organizoi një aksion humanitarë të një lloji ndryshe nga iftaret e zakonshme.

Në qendër të qytetit te Gjilanit u organizua përgatitja e ushqimit për kalimtarët e rastit dhe për të gjithë të interesuarit që të marrin ushqimin për familjet e tyre dhe të bëjnë iftar në familje.

Uji Dea

Kryetari i KBI Naim ef Aliu në një deklarim të tij u shpreh se:”Po bëjmë përpjekje që në ditët e mbetura të Ramazanit në pamundësi që të bëjmë iftar me të gjithë gjilanasit, atyre tu përgatisim iftarin e gatshëm dhe ata ta marrin ushqimin nga sofra jonë dhe të ushqehen në shtëpitë e tyre”.

Duhet të theksojmë se në këto ditë të mbetura të agjërimit sikur është shtuar kureshtja e vullnetmirëve për të përfituar shpërblime më shumë, duke i ndihmuar shtresave të ndryshme në nevojë ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/