Fundamenti

KPF rekomandon për Kuvend raportin e punës së kryetarit për vitin 2024

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Gjilan, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, më mbledhjen III për këtë vit, ka rekomanduar për seancën e Kuvendit raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, sikurse edhe raportin financiar për vitin fiskal 2024.

Në takimin e të martës, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe raportin e Komisionit për emërtimin e rrugëve, raportin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, raportin e komisionit për cilësinë e ajit, informatën për manifestimin “Flaka e Janarit 2025” e diskutimin për kontratat në vepër në Komunën e Gjilanit.

Komiteti për Politikë dhe Financa në Gjilan ka rekomanduar, po ashtu, edhe kërkesën e OVL UÇK-së për mbështetje financiare, kërkesën e Qendrës për Hulumtim dhe Zhvillim, kërkesën e organizatës LIZA-R, kërkesën për ndihmë direkte të familjes së dëshmorit Ibrahim Pacolli, kërkesën e një zyrtareje komunale për mbështetjen për mjekim e atë për mbështetje për projektin me karakter socio-ekonomik.

Mobi Casa

KPF ka rekomanduar edhe kërkesën e kryesuesit Kadriu për diskutim për katalogimin e vendeve të punës në Gjilan, derisa nuk ka kaluar raporti i suksesit të nxënësve për vitin 2024, nën arsyetimin e mungesës së përfaqësuesve të DKA-së.

Në fund, anëtarët e KPF-së kanë aprovuar edhe kërkesën që pjesëtarët e FSK-së të lirohen nga pagesat e shërbimeve në shëndetësinë primare, e cila është arsyetuar nga Gentrit Murseli (LDK)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.