Uji Dea

KPF e Vitisë debaton për pasqyrat financiare janar – mars 2025

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen e tij të katërt me radhë, ku u diskutuan dhe votuan disa pika të rëndësishme në interes të qytetarëve vitias.

Këtë mbledhje e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i cili i njoftoj ata edhe lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve që kanë kaluar përmes KPF-së dhe Kuvendit.

Ndërkaq në emër të ekzekutivit në KPF ka marrë pjesë zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Para shqyrtimit të pikave të parapara për këtë rend të ditës anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje dhe ngritën çështje të ndryshme që ndërlidhën me komunën dhe qytetarët e saj.

UBT

Me theks të veçantë në këtë mbledhje u diskutua për pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2025, ku anëtarët e Komitetit parashtruan pyetje dhe kërkuan sqarime lidhur me shpenzimet dhe të hyrat që janë realizuar gjatë kësaj periudhe.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika:

  • Propozim vendimi për planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për komunat e Gjilanit. Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Parteshit, Kllokotit, Ranillug, Ferizajit, Kaçanikut, Shtimës, Hani të Elezit dhe Shtërpcës.
  • Informatë mbi kontratat e pa përfunduara në tri vitet e fundit 2022-2024.
  • Informatë nga Drejtoria për Urbanizēta, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit për lejet ndërtimore gjatë viteve 2021-2025.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika:

  • Propozim vendimi për këmbimin e pronës së pakujtueshme komunale me pronën e paluajtshëm në e cila evidentohet në pronësi të Xhavit (Januz) Bajrami.
  • Propozim vendimi për mbështetjen financiare në shumën prej 3,500.00 euro për sindikatën (SPAK) e të punësuarave shërbimit civil në komunën e Vitisë./rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.