HW

Kosova mbyll kufirin per të gjitha prodhimet maqedonase

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nga mesnata ka filluar zbatimi i urdhërit të ministres së tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari-Lila për mos lejimin e mallrave maqedonase të hyjnë në Kosovë. Radio Evropa e Lirë ishte e pranishme në mesnatë në kufirin Kosovë-Maqedoni në Hanin e Elezit, ku doganierët kujdestar vunë në praktikë urdhërin për ndalimin e produkteve maqedonase.

Dy kamionë që transportonin gypa të prodhuar në një fabrikë në Gjevgjeli, ishin të parët që u përballën me praktikat e reja kufitare.

Ata u detyruan të ktheheshin prapa nga terminali doganor në Han të Elezit për në terminalin maqedonas në Bllacë, pasi kishin arritur pak minuta pas hyrjes në fuqi të urdhëresës administrative, transmeton rel.

Problemet mes Kosovës dhe Maqedonisë ndërkaq nisën pas një importi të kushtëzuar të miellit dhe grurit që Shkupi zyrtar ua vendosi prodhuesve kosovar.

ARKATANA

Më pas, qeveria në Prishtinë miratoi kundër masa, të cilat kushtëzonin importin e disa produkteve të qumështit që prodhohen në Maqedoni.

24 orë më parë, pala maqedonase vendosi rregulla të reja për kosovarët, ku secili që hynë në këtë territor duhet të paguajë 2 euro për veten, dhe 5 euro për makinën.

Vendimi u pa si provokim nga Prishtina zyrtare, e cila nga e hëna bllokoi hyrjen e prodhimeve maqedone./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.