ARKATANA

Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, thotë Mustafa

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për agjendën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe reformat e tjera si pjesë e zhvillimit të vendit.

Lidhur me proceset integruese evropiane, kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, duke kërkuar përkrahje më të madhe të BE-së.

FITORJA

Mustafa, po ashtu, tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën.

Kryeministri Mustafa dhe komisioneri Avramopoulos biseduan edhe për proceset tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.