RCCOLA

Mospajtimet me Gjermaninë për CEFTA, Osmani thotë se Qeveria nuk e ka konsultuar asnjëherë

/ 2 minuta lexim
HIDROMORAVA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë më 5 shtator se emisari gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka ardhur në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti të bëjë kompromis për CEFTA-n.

Por, nuk ka pasur asnjë dakoordim mes tyre, duke ardhur kërcënimi nga Sarraz se Kosova mund të mbetet edhe jashtë Procesit të Berlinit.

Në lidhje me këtë çështje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën gjatë një interviste për “Kallxo”, se nuk ka folur me Qeverinë për këtë çështje.

Osmani ka thënë se për këtë temë është informuar nga emisari gjerman.

Hidromorava

“Po kërkojnë që të hiqen masat që paralelisht të hiqet UNMIK nga CEFTA dhe të jetë Kosova, e pastaj të vinë skenerat. Unë nuk e shoh të pamundur që të gjendet një gjuhë e përbashket”, ka deklaruar ajo.

“Për këtë temë nuk kam folur me Qeverinë, sepse mënyra si shkon kjo punë Qeveria duhet ta shtrojë këtë çështje para meje si president”.

“Informatat i kam marrë zyrtarisht nga i deleguari special i Gjermanisë i cili kur ka ardhur me më taku ka thënë se kjo është një ndër çështjet e biseduara me Qeverinë”, ka thënë Osmani. /Gazeta Express