Kontrabanduesi kapet në Livoq, ik në Serbi para syve të policisë

Gjilan – Në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit policia ka ndaluar një kamion me ngasës mashkull shqiptar si dhe një pasagjer, ku gjatë kontrollit në kamion kanë vërejtur se kishte të ngarkuar 15 gjedhe pa dokumente përcjellëse njoftoj policia e Kosovës.
Derisa policia së bashku me inspektorët e AVUK-ut kanë urdhëruar të dyshuarin që të ngasë kamionin pas tyre për në autopark, i dyshuari është nisur para patrullës policore dhe ka arritur të ik në drejtim të Serbisë.
Është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet të hetohet./rajonipress/