Hidromorava

Një 33 vjeçar humb jetën në rrugën me shumë defekte të pranishme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë njoftoi Ismet Hashani.

Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicës afër pompës së karburanteve “Hib Petrollit”.

Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë.

ARKATANA

Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë.

Informatë shtesë: Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/