Shtatë aktakuza të ngritura për mashtrim, vjedhje, sulm dhe dhunë në familje
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./rajonipress/