Kontrabanduan migrantë, pranga të dyshuarve

Gjilan – Njësia policore ka urdhëruar një veturë për ndalim, por e njëjta ka tentuar t`i shmanget patrullës. Nga njësia policore është arritur të ndalohet vetura të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa pasagjer ishin një mashkull kosovar dhe dy shtetas të huaj. Të dyshuarit kosovarë kanë deklaruar se shtetasit e huaj i kanë marrë në afërsi të kufirit me Serbinë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka urdhëruar që dy të dyshuarit kosovarë të dërgohen në mbajtje, dhe të njëjtëve u është sekuestruar vetura dhe tre telefona celularë.
Ndërsa, shtetasve të huaj pasi u është lëshuar vërtetim qëndrimi nga Njësia për Migrim janë liruar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/