UBT

Kanosje në Viti e vjedhje e rëndë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me pistolete viktimën femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse në Gjilan në lagjen “Arbëria” më 23.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti është identifikuar si i dyshuar për vjedhje të disa veglave të punës nga shtëpia e ankuesit mashkull kosovar.

ARKATANA

Gjërat e vjedhura, e të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit, i janë kthyer ankuesit.

I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar dhe i njëjti i është dorëzuar njësisë së realizimit të urdhëresave njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/