GRANDEMALL

Komuna krijon orar të disiplinuar për subjektet afariste

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti për Zhvillim Ekonomik (KZHE) e ka shqyrtuar të martën Rregulloren për orarin e punës së subjekteve afariste, ku pos që është pajtuar për largimin e pagesës për zgjatjen e orarit, meqë Komuna e Gjilanit e ka hequr krejtësisht taksën për biznese, ka propozuar edhe disa ndryshime tjera.

Burhan Selmani, kryesues i këtij Komiteti ka thënë se ndryshimet po bëhen me qëllim që të ndihmohen bizneset dhe ato të mos ndëshkohen nga inspeksioni për zgjatje të orarit të punës, derisa i respektojnë normat dhe nuk i penguar qytetarët në jetën e tyre.

Riad Rashiti, drejtor për Zhvillim Ekonomik e ka prezantuar Rregulloren, ku përcaktohet orari i punës sipas periudhës verore dhe dimërore, ditëve të fundjavës si dhe gjatë festave.

Uji Dea

Sipas Rashitit në këtë rregullore specifikohet orari i punës për dyqanet zejtare, gjellëtoret dhe qebaptoret, sallonet e ondulimit, floktarët, autolarjet dhe pikat për shitjen e shtypit ditor, vetëshërbimet, supermarketet dhe shitoret tregtare ushqimore, të tekstilit, shitoret e lëkurë-këpucëve, teknikës së bardhë dhe veprimtarive të tjera jo ushqimore, depove të artikujve ushqimorë dhe atyre të materialit ndërtimor, fabrikat e betonit, ndërmarrjet ndërtimore, kafiteritë, hotelet, motelet, restorantet, kafe-baret dhe disko-klubet, internet kafet dhe bastoret, stadiumet e improvizuara të futbollit dhe palestrat sportive, tregjet e qytetit dhe tregjet e lokaliteteve, pikat e shitjes së karburanteve, barnatoret, ordinancat dhe klinikat private.

Me propozimin e KZHE, rregullores iu shtua si pikë e veçantë edhe orari i punës së subjekteve prodhuese, që zgjat 24 orë.

Të gjitha subjektet afariste do të gjobiten për kundërvajtje në qoftë se veprojnë në kundërshtim me këtë rregullore. Gjoba për personat juridik do të jetë 300 euro, kurse për personat fizikë -100 euro. KZHE i eliminoi variantet e propozuar nga komisioni për akte normative, sa u përket gjobave, që linte mundësi për dënime lëvizëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.