UBT

Komuna e Vitisë shpërndan mekanizëm bujqësorë për fermerët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për bujqësinë, Komuna e Vitisë ka shpërndarë sot 21 pllugj për lëvrim dhe 20 mbjellëse misri për fermerët lokal. Këto mjete janë financuar nga buxheti komunal dhe synojnë të ndihmojnë fermerët në rritjen e prodhimit bujqësor ka shkruar Sokol Haliti.

Shkrimi i plotë:

Në ceremoninë e shpërndarjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili theksoi rëndësinë e kësaj mbështetjeje për përmirësimin e kushteve të punës së fermerëve.

Mobi Casa

“Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë vazhdimisht mbështetje për bujqit tanë, përmes investimeve në mekanizëm dhe teknologji moderne, duke forcuar kapacitetet e tyre prodhuese,” tha Haliti.

Po ashtu, i pranishëm ishte edhe drejtori i Bujqësisë në komunën e Vitisë, Naim Pira, i cili vlerësoi këtë shpërndarje si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë në sektorin bujqësor të komunës.

Sipas tij, këto mjete do të ndihmojnë fermerët në fazat kyçe të përpunimit të tokës dhe mbjelljes.
Fermerët përfituan nga këto pajisje si pjesë e një nisme më të gjerë të komunës për të fuqizuar dhe modernizuar bujqësinë në rajon, duke garantuar prodhime më të mira dhe më të qëndrueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.