RCCOLA

Hyseni: Për lidhjen mes ekonomisë e arsimit, për punësim e mirëqenie, për arsimin dual

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përkushtimi për arsimin po vazhdon pa ndalur nga Komuna e Gjilanit. Nuk po mungojnë as investimet në infrastrukturë e mjete të punës e laboratore moderne për mësim. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se që nga fillimi i qeverisjes tonë përkushtim të veçantë i kanë kushtuar shkollave të mesme profesionale.

Sipas tij shembulli më i mirë për këtë është shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku janë rreth 1 milionë euro investime në infrastrukturë e mjete të punës, laboratore moderne për mësim.

I pari i Gjilanit, theksoi se përveç investimeve këtë vit kanë nënshkruar edhe kontratat për sigurimin shëndetësor të nxënësve që mbajnë praktikë në biznese e që janë nga profile të ndryshme si shkenca kompjuterike, instalues elektrik, mekatronik, automekanik, ndërtimtari, instalues të ngrohjes e klimatizimit, trafik rrugor, teknologji kimike, informatikë, IT, arkitekturë, ndërtimtari e gjeodezi.

ARKATANA

Më tej ai tregon se e gjithë kjo punë ka reflektuar edhe në numrin e nxënësve të regjistruar, ku nga viti në vit kemi rritje të numrit të nxënësve.

“Për lidhjen mes ekonomisë dhe arsimit, për punësim e mirëqenie, për arsimin dual”, tha Hyseni./rajonipress/