ARKATANA

Komuna e Vitisë rehabiliton rrugën që lidh fshatrat Vërban e Begracë

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Banorët e fshatrave të Komunës së Vitisë dhe asaj te Kaçanikut, do të kenë mundësinë e qarkullimit të lirshëm, gjegjësisht qasjes në pronat bujqësore, përmes një rruge e cila është rehabilituar, në kuadër të një projekti, që parasheh rregullimin e infrastrukturës rrugore të komunës së Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se kjo rrugë është edhe një arterie që mundëson qarkullimin më të lehtë të banorëve në këtë zonë. “Ne kuadër të shumë projekteve të përbashkëta me komunat fqinje, të Gjilanit, Kumanovës, Ferizajit, sot po inaugurojmë një projekt me komunën e Kaçanikut. Por ky nuk është i fundit, ngase do të punojmë së bashku me projekte me komunën e Kaçanikut”, tha Haliti.

Kurse kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, u shpreh falënderues për Institucionet komunale të Vitisë, për angazhim në realizim të këtij projekti, që do të ndikoj pozitivisht, në zhvillim të bujqësisë, për banorët e të dyja komunave.

Eco Higjiena

Edhe, Saqip Halili, banorë i Vërbanit, tha se kjo rrugë është shumë e mirëseardhur, me qenëse ishte vështirë e kalueshme edhe atë vetëm nga makina bujqësore.

Ndonëse rruga e cila u përurua sot mes të dyja komunave, e që lidh fshatin Vërban të Vitisë dhe Begracën e Kaçanikut, fillimisht do të jetë me zhavorr, kryetarët e të dyja komunave premtuan se së shpejti do ta asfaltojnë këtë rrugë, që kap një gjatësi mbi gjysmë kilometri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.