FITORJA

Komuna e Vitisë përmes projektit “Flows” pritet të investoj miliona euro në ujësjellësin nga fabrika e Letnicës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Pas një angazhimi të gjatë dhe të vazhdueshëm për të përmirësuar infrastrukturën e ujësjellësit, Komuna e Vitisë është bërë përfituese e një projekti të rëndësishëm që do të sjellë investime të shumta në fabrikën e ujit në Letnicë. Ky projekt, i cili ka për qëllim modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të ujit për qytetarët e kësaj komune, është pjesë e një iniciative më të gjerë të mbështetur nga Programi për Nxitjen dhe Levimin e Mundësive për Sigurinë e Ujit (FLOWS).

Ky projekt, i cili përfshin ndërtimin dhe rinovimin e disa impianteve dhe sistemeve kyçe të ujësjellësit, pritet të përfshijë investime të rëndësishme në ndërtimin e fabrikës së ujit, rezervuarin afër burimit të ujit, si dhe një rezervuar të veçantë për trajtimin e turbullirave dhe grumbullimin e mbetjeve.

Kjo do të kontribuojë në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor të ujit për qytetarët e Vitisë, duke përmirësuar kushte për përdorim të sigurt dhe efikas të ujit për konsum dhe aktivitete të tjera.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Programit FLOWS, një iniciativë financuar nga një kredi e Asociacionit për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) të Bankës Botërore. Projekti po zbatohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) e Republikës së Kosovës, e cila ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës nëpërmjet modernizimit të infrastrukturës dhe menaxhimit efikas të burimeve natyrore.

Sipas informacionit të dhënë nga zyrtarët komunalë, vlera totale e këtij projekti është mbi 6.5 milionë euro, dhe për momentin është në fazën e fundit të planifikimit dhe përgatitjes për prokurim publik.

GRANDEMALL

Ky investim pritet të sjellë një ndikim të madh jo vetëm në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit, por edhe në rritjen e kapaciteteve të ujit në territorin e kësaj komune për të përballuar sfidat e rritjes demografike dhe nevojave të tjera të zhvillimit.

Zyrtarët komunalë theksuan se ky projekt është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të komunës për të ofruar shërbime më të mira dhe për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për të gjithë qytetarët.

Ata gjithashtu shtuan se implementimi i këtij projekti do të ndihmojë në krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm të komunës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

Me kalimin e projektit në fazën e procedurave të prokurimit publik, pritet që puna të fillojë shumë shpejt dhe të sjellë rezultate konkrete në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me ujë për qytetarët e Vitisë dhe zonat përreth./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.