Fundamenti

Haliti: 8 marsi është një mundësi e mirë për të vlerësuar punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të grave në çdo fushë të jetës

/ 1 minutë lexim
HIDROMORAVA

Viti – Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas e cila është një ditë që kujton luftën e grave për barazi dhe respekt në shoqëri, si kryetar i komunës së Vitisë dua të shpreh urimet dhe mirënjohjen time për të gjitha gratë dhe nëna ka shkruar Sokol Haliti.

8 marsi është një mundësi e mirë për të vlerësuar punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të grave në çdo fushë të jetës.

Në këtë ditë ne shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për nënat, motrat dhe gratë që janë gjithmonë pranë nesh si një shtyllë e fuqishme e shoqërisë sonë.

UBT

Gjithashtu sot kujtojmë sakrificat që ato bëjnë për të siguruar një jetesë më të mirë për të gjithë ne.

Prandaj në këtë ditë të veçantë dua t’ju uroj nga zemra Gëzuar 8 Marsin!
Sinqerisht,
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë