Komuna e Vitisë nuk i paguan shpenzimet e ceremonisë së varrimit?

Viti – Borxhi në total deri në muajin Tetor të vitit 2018, arrin shumën e mbi: 18.000.€. Në listën e publikuar janë paraqitur të gjitha të dhënat, shumat e paguara, si dhe ato të mbetura.
EVSB e Vitisë, është e thirrur për të identifikuar dhe luftuar çdo dukuri negative në shoqëri, për t`i adresuar ato, dhe për t`i iniciuar, varësisht nga natyra e problemit. Bashkësia Islame e Komunës së Vitisë, është e shqetësuar me institucionet Komunale, për mos pagesën, dhe mos mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Komunës së Vitisë.
Përpos Bashkësisë Islame të Komunës së Vitisë, të shqetësuar dhe të trishtuar ndjehen të gjithë anëtarët e kësaj Bashkësie(Xhemati), i sajë.
Nga do dhe kudo që ka ngushëllime ( të pame) , brenda territorit të kësaj Komune, bisedohet dhe dëgjohen zëra nga më të ndryshëm, disa thonë::A është e mundur, si është e mundur të ndodhë kjo, a deri në këtë pikë kanë arritur institucionet tona, si mos ta kryen detyrimin që kanë ndaj Bashkësisë Islame etj.
Vërtet është bërë vështir edhe të vdesësh, pse po ndodhin këto gjëra ndër ne, a edhe me të vdekur po bëhen lojëra të tilla me qëllim përfitimi, të bërit biznes me ne, thuhet në reagimin e anëtarëve (xhematlinjëve), të Bashkësisë Islame.
Bashkësia Islame e Vitisë, e dëshmon shqetësimin e sajë, duke u bazuar në Rregulloren e miratuar nga asambleja Komunale e Vitisë, më 29.12.2014.
Dhe Neni 19.2, i kësaj Rregulloreje thotë se:Komuna e Vitisë, do t`i mbuloj shpenzimet e varrimit për të gjithë qytetarët në territorin e Komunës së Vitisë.
Në foto duken kjartë se si institucionet Komunale kanë vizituar Bashkësinë Islame të Komunës së Vitisë, gjatë festave të Bajrameve, dhe janë pritur nga Kreu i kësaj Bashkësie z.Hysamedin Hoxha.
Në foton tjetër janë paraqitur të dhënat e përafërta të obligimit që Komuna e Vitisë i ka ndaj Bashkësisë Islame në Viti.
Borxhi në total deri në muajin Tetor të vitit 2018, arrin shumën e mbi: 18.000.€. Në listën e publikuar janë paraqitur të gjitha të dhënat, shumat e paguara, si dhe ato të mbetura. Të gjitha të dhënat janë siguruar nga zyrtarë të Bashkësisë Islame të Vitisë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/