Eko Higjiena

Vitia në mbrojtje të ambientit, filloi aksioni nën moton “Ta pastrojmë ambientin”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në komunën e Vitisë ka nisur sot aksioni për pastrimin e ambientit, i organizuar nga institucionet komunale, në bashkëpunim me kompaninë “Eco Higjiena”, Policinë e Kosovës, KFOR-in amerikan, drejtoritë komunale, QKMF-në, këshillat e fshatrave dhe mekanizma të tjerë lokalë. Ky aksion zhvillohet nën moton “Ta pastrojmë ambientin” dhe do të zgjasë gjatë gjithë muajit prill, si pjesë e aktiviteteve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, që shënohet më 22 prill.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se ky aksion është ndërmarrë në mënyrë të bashkërenduar, me qëllim që të përfshijë sa më shumë qytetarë dhe institucione në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

“Ky është një aksion i përbashkët, që në mënyrë simbolike na gjen të gjithë së bashku, për të punuar për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Përgjatë gjithë muajit prill do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në të gjitha zonat e komunës”, theksoi Haliti.

Eco Higjiena

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e masave të kontrollit ndaj ndotjes, veçanërisht për ata që hedhin mbeturina në vende të palejuara. “Zbatimi i ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar do të ndikojnë në krijimin e një ambienti më të mirë për të gjithë”, shtoi ai.

Haliti, së bashku me komandantin e Policisë së Kosovës në Viti, kapitenin Afrim Halili, përfaqësues të KFOR-it dhe qytetarë të tjerë, morën pjesë personalisht në aksionin e parë, duke pastruar parkun përgjatë lumit Morava.

Aksioni do të vazhdojë deri më 22 prill dhe gjatë kësaj periudhe pritet të realizohen një sërë aktivitetesh pastrimi në të gjithë territorin e komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.