FITORJA

Komuna e Vitisë mbajti takimin për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027 me banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, ka mbajtur dje një takim me banorët e fshatit Sadovinë e Jerlive dhe atë në kuadër të takimeve për planifikimin e buxhetit komunal 2025-2027.

Në këtë takim për draft buxhetin e paraparë sipas kufijve fillestar ka folur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Rural, Milihate Ajeti.

Ata potencuan rëndësinë e planifikimit të buxhetit me qytetarët vitias. Gjatë këtij takimi banorët e Sadovinës parashtruan këto kërkesa:

FIDANISHTJA
  • Të bëhet rregullimi i kanalizimit, pasi që një pjesë e kanalizimit të fshatit Begracë rrjedhë në këtë fshat.
  • Të ndërtohet trotuari Sadovinë e Jerlive – Remnik i Ri.
  • Të rregullohet rruga bujqësore në lagjen Avdyli
    Pasi që në takim pati edhe banorë nga fshati Vërban ata kërkuan nga komuna:
  • Rregullimin e hapësirës së brendshëm i shkollës së fshatit
  • Vendosja e rrethojave në oborrin e shkollës
  • Rregullimin e kulmit të shkollës
  • Të bëhet vendosja e ndriçimit publik në disa pjesë të rrugës Vërban – Sadovinë.

Gjithashtu u parashtruan edhe disa kërkesa të tjera të cilat janë evidentuar nga përfaqësuesit komunal.

Përndryshe komuna e Vitisë me këtë takim po e përmbyll procesin e rregullt të planifikimit të buxhetit komunal.

Ndërsa në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje pritet të bëhet edhe votimi i propozimeve të banorëve të fshatit Smirë dhe atë me 23 korrik 2024 me fillim në ora: 19:00 në shkollën “Dëshmorët e 5 Prillit”-Smirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.