Mobi Casa

Komuna e Vitisë filloi procesin e buxhetimit me pjesëmarrje me Smirën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë, ka mbajtur takimin e parë me banorët e fshatit Smirë lidhur me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje.

Në këtë takim lidhur me këtë proces kanë folur zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Milihate Ajeti, drejtoresh për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.

Aliu bëri me dije se buxhetimin me pjesëmarrje për herë të parë po pilotohet në fshatin Smirë dhe se komuna e Vitisë ka ndarë 1% të buxhetit nga kategoria e investimeve kapitale apo 35 mijë euro për këtë proces.

Mobi Casa

Në këtë takim banorët e Smirës dhanë këto propozime:
Hapësirë rekreative, sportive në fshatin Smirë.
Shtigje të ecjes përgjatë lumit në Smirë.
Rregullimi i shtratit të lumit në Smirë.
Adaptimi (përshtatja) e hapësirës për atele (art dhe muzikë) në shkollën e Smirës.
Shtegu i çiklizmit Smirë-Viti.

Përndryshe këto propozime pritet të votohen në takimin radhës dhe ato që marrin numrin më të madh të votave do të realizohen nga komuna e Vitisë në kuadër të projekteve të investimeve kapitale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.