Fundamenti

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve me aktivitete për fëmijë dhe mesazhe për barazi e përfshirje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Komuna e Kamenicës përmes Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë DAP-së, organizoi një aktivitet për fëmijët e komunitetit rom.

Aktiviteti u realizua nga Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, në bashkëpunim me Zyrtaren për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca Berisha dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive, ku fëmijët morën pjesë në bashkëbisedime me përmbajtje edukative, morën mesazhe inkurajuese për përfshirje e barazi, dhe në fund u shpërblyen me dhurata simbolike.

Në aktivitet mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi, i cili theksoi se përfshirja e komuniteteve në sistemin arsimor është një ndër prioritetet kryesore të institucionit që ai drejton.

Mobi Casa

Ai garantoi përkrahje të vazhdueshme për fëmijët e komunitetit rom dhe për përmirësimin e qasjes së tyre në arsim cilësor.

Zyrtarja komunale për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca Berisha, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komuniteteve në të gjitha iniciativat lokale dhe u zotua për bashkëpunim të ngushtë me to në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jeton Lika dhe Vjosa Emini, vlerësuan lart përkushtimin e Komunës së Kamenicës, veçanërisht të NJKDNJ-së, në promovimin e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar ndjehet i barabartë, i respektuar dhe i përfshirë në jetën publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.