UBT

Mbahen dëgjimet buxhetore në Hodonoc dhe Roganë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në Hodonoc dhe Roganë.

Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Vaxhid Rexhepaj-Shef i Kabinetit të Kryetarit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati, drejtorët Ardita Dërmaku, Shpend Morina, Blerim Murina dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

UBT

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës./rajonipress/