Uji Dea

Komuna e Gjilanit pranon donacion dhjetë koncentratorë të oksigjenit nga Islamic Relief Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka pranuar një donacion prej dhjetë koncentratorëve të oksigjenit nga shoqata Islamic Relief Kosova, i cili kap shifrën tetë mijë euro.

Gjatë ceremonisë të pranimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

“Kemi pranuar dhjetë koncentratorë të oksigjenit të cilët do t’i shërbejnë mjekësisë familjare në Gjilan, një pjesë prej tyre në QKMF-në, ndërkaq të tjerët në qendrat tjera shëndetësore. Janë aparatura të mira, të përdorshme dhe, siç e kuptova, janë më të avancuara sesa ato që i kemi tash, mund të përdoren për dy pacientë dhe kanë kapacitet më të madh në litër të oksigjenit”, ka thënë Hyseni.

Hyseni, po ashtu, ka parë nga afër edhe pesë aparaturat tjera të siguruara për EKG, nga shtatë sa janë në total.

GRANDEMALL

“Ndërkohë, tash është ndarë edhe urgjenca si shërbim i veçantë, 24 orë e me dy ekipe në terren, pastaj kujdestaria dhe në këtë formë po shkurtohet orari i pritjes dhe po bëhet një lloj riogranizimi i brendshëm për të cilin jemi duke punuar. Po punojmë edhe objektet tjera të mjekësisë familjere në mënyrë që shërbimet të jenë sa më të mira e sa më efikase për qytetarët”, ka shtuar ai.

Përfaqësuesja e Shoqatës Islamic Relief Kosova, Albulena Gashi Hajrullahu, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për bashkëpunimin, ndërkaq ka shfaqur zotimin se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me projekte të tjera.

Përndryshe, në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani dhe ajo e QKMF-së, dr. Arbenita Hajdari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.