GRANDEMALL

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova shpërndajnë çanta e mjete shkollore për 320 fëmijë të familjeve me asistencë sociale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën Islamic Relief Kosova, kanë shpërndarë sot çanta e mjete shkollore për 320 fëmijë të familjeve me asistencë sociale.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar shoqatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke shfaqur shpresën që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Është një prej zotimeve tona që familjet me asistencë sociale, për fëmijët e tyre, ne si Komunë do t’i mbulojmë shpenzimet me material shkollor dhe kjo pjesërisht po realizohet sot për shkak se prej klasat 1-5 po bëhet shpërndarja”, ka thënë Hyseni.

Uji Dea

Përfaqësuesi i Islamic Relief Kosova, Lavdim Gashi, ka deklaruar se kjo shoqatë për herë të parë po shpërndanë çanta shkollore për fëmijët e familjeve me asistencë sociale, pas kërkesës së kreut të Gjilanit, Alban Hyseni.

“E kemi realizuar projektin në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit. Në të ardhmen do ta rrisim numrin në mënyrë që të mbulohen nevojat e fëmijëve të kësaj kategorie”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.