Eko Higjiena

Komuna dhuron 20 shporta për lagjen “Malësia” për të mbajtur ambientin e pastër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, si dhe Udhëheqësin e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu, kanë dhuruar 20 shporta 50 litërshe për banorët e Lagjes “Malësia”.

I pari i komunës ka thënë se e vlerësojnë mjaft shumë që shoqata Lagja Malësia ka angazhuar një banorë të lagjes për mirëmbajtjen e ambientit.
“Shoqata Lagja Malësia, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm ndaj kujdesit të ambientit. Për çka edhe i vlerësojmë! Kjo shoqatë ka angazhuar një banorë të kësaj lagje për mirëmbajtjen e ambientit, kurse ne si komunë u dhuruam 20 shporta 50 litërshe, që t’ua ndihmojmë këtë iniciativë. Kamenica është shembull sesi qytetarët angazhohen bashkërisht për të mirën në përgjithësi. Në këtë mënyrë kanë vepruar edhe Topanica, Koretini, Hogoshti e disa fshatra të tjera. Bashkë për Kamenicën tonë të pastër”, ka thënë ai.

UBT

Edhe drejtori Zotrim Kastrati tha se iniciativa e kësaj shoqate është mjaft e mirë.
“Ne si drejtori i përkrahim iniciativat e tilla të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e ambientit. Jemi duke u angazhuar që në të gjitha fshatrat e Kamenicës të krijojmë një ambient më të pastër për qytetarët tanë”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.