Eko Higjiena

Mbahet dëgjim buxhetor në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i radhës është ai që është mbajtur në Kamenicë.

Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: Nënkryetarja Aleksandra Jovanovic, drejtorët Ardita Dërmaku, Uran Berisha e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

KKVITI

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale.

Dëgjimet buxhetore kanë përfunduar më dëgjimin buxhetor të mbajtur në Kamenicë./rajonipress/