RCCOLA

Kohështrirja në vargje pasthirrmë malli

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arsim Halili – Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë shfaqen krijues të ndryshëm, para lexuesve me inercionin e tyre krijues edhe atë jo vetëm brenda hapësirave shqiptare. Ata janë larg vendlindjes, por nuk e harrojnë asnjëherë se ku kanë lindur dhe ku janë rritur. Një nga krijuesit që është futur në këtë rrjet poetik është edhe Fehmi Qerimi, i cili ditë më parë doli me librin e tij poetik të titulluar “Klithmë kohe” botuar SHB “Beqir Musliu”, Gjilan.

Imazhet poetike që dalin shtruar dhe pa komplekse nga poeti Qerimi janë e gjitha një përthithje e asaj që ambientohet, jo vetëm me jetën ndryshe e që poezia e tij është një devocion me ato larushi objektivash, për kohën e munguar.

Një tipizim i ndjenjës për të kërkuar gjithnjë subjektin lirik të cilat harmonizohen mes asaj që ndjen poeti, dëfton për të jetuar brenda vetës së tij edhe të pa jetuarën, këtu do të thosha shpërfaqet një gjeografi malli, larg vendlindjes .Dëshirat nuk tretën, shfaqen si një evokim të një diskursi melankolik, që vazhdimisht poeti sikur bënë thirrje që ato dromca kohe të kaluara t’i shpërthej në vargje.

Fehmi Qerimi është peng stinorit kohë, për të cilin bredhjet e tij jashtë atdheut, krijojnë binomin e jetës së ngritur në fuqinë e shpërthimit eksponencial të një jete dyfishtë mes ëndrrës dhe realitetit.Ku fuqia e zërit poetik, jo vetëm që inter-komunikon dhe etablon tema me larushi ëndrrash që natyrshëm, janë në divergjencë me kohën në ikje. E cila pashpjegueshëm dhe pahetueshëm krijon një mozaik të jetës ku në dioptrinë e tij krijues vë përballë universalen dhe individualen, të perceptueshmen dhe imagjinaren, por gjithnjë me shijen e një krijuesi që filtron vargun ku koordinon me fluiditet artistik dhe koncept të qartë ideo-tematik .

Se si e përjeton lirinë poeti si të munguar, apo është fshehur thellë diku, a vallëzon bashkë me lirinë dhe liridashësit poeti.Natyrisht e ndjen atë. Atë perceptim paradoksal, nuk e rikonfiguron dhe nuk e akumulon si diç folklorike e cila qëndron në ajër pa gravitet. Sado që narracioni poetik te poezitë kushtuar “Dëshmorëve Gërvalla e Zeka , “Lirisë”, “Troja ime”, “Rrënjë Dardane” “Ibrit tim” duken deri diku të konsumuara për lexuesin e herë edhe duket se i gjithë ky narracion poetik shpërfaq ndjeshmërinë individuale, karshi asaj kolektive e që ritmizohen si balada, ku kryevepra e lirisë është njeriu atdhetar.

RCCOLA

Brenda vargjeve të kësaj përmbledhje poetike, poeti Qerimi provon pulsin poetik, e qe deri diku kryqëzohen ndjenjat, përmes intimes. Kërkon të thithë nektarin të asaj që vjen e pastër, pa lajka. Dashuria shtrihet qetë në dritën e hënës dhe në këtë dioptri poetike, duket që poeti me kujdes ekspozon galerinë e tij poetike me imazhe dhe koloritë që gjenden në thellësi të shpirtit.

Karshi saj poeti e kërkon e ndjen dhe sakrifikon, brenda poezisë së tij. Largon pëlhurat poetike, nuk shfaq amulli, por krejt natyrshëm parashtron kërkesat, sa reale, po aq edhe imagjinatave, këtë rast edhe te lirikat erotike.

Se poeti kap edhe dromca jete të cilat duken se janë në disharmoni me botën , gjë për të cilën e percepton në konstantet si e bukura e disa raste me apologji te kundërt nga ajo që vrojton nga shpirtit i tij poetik dhe ka të tilla raste shkelen kufijtë e botës racionale.

Në këtë pikë divergjence dikush lëndohet me këtë egocentrizëm social. Poeti ndërton përmes vargut monologun e tij konstruktiv, për një kujdes më të madh të harmonizimit të parimeve jetësore, të tilla vargje më së miri i gjejmë tek poezitë :“Juve”, “Ndoshta ju ka ra në sy”, “Bota bashkëjeton”, “Monolog”, “Kudo jam”.

Nga e gjithë kjo, mund të lexohet vëmendshëm në poezinë e Fehmi Qerimit, ai të kaluarën e njeh si të kaluar, të tej shkuar, me një gjuhë të përjetimit, të cilën nuk kërkon të rikthehet. Poezia e tij e shigjeton kah e ardhmja, por në ato klithma që ndonjëherë edhe dalin, si pasthirrma malli nga poeti e që dalin përtej preferencave individuale, dosido do një botë ndryshe, por me një qasje të jetës pa qenë instrumentalizues ideologjik, ai botën e vështron kah universalja që nuk trumbetohet me fjalë, por me vepra./rajonipress/