Uji Dea

Koha për institucionalizimin e diasporës shqiptare

/ 12 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Komunitetit Shqiptaro – Amerikan në shtetin e Illionisit, Dr. Luan Elezi thekson se është koha për të institucionalizuar diasporën shqiptare në SHBA dhe kudo.

Ai ka theksuar se kërkesa e tillë do t`i shtrohet kreut të BDI-së, Ali Ahmeti gjatë vizitës së tij të nisur dje në SHBA dhe qëndrimit të paralajmëruar edhe në Çikago.

Dr. Luan Elezi në intervistën ekskluzive për INA flet për rolin dhe lobimet e KSHA për çështjen shqiptare, prioritetet dhe projektet e reja të udhëheqësisë së re të këtij komuniteti, relacionet me vendlindjen, administratën amerikane dhe bashkëpunimi me shoqatat e tjera të diasporës, nevoja dhe domosdoshmëria për institucionalizimin e diasporës shqiptare nga Maqedonia, dhe trevat tjera, si dhe sfida të tjera që janë para KSHA.

Vijon intervista e plotë:

INA: Ju jeni një nga kryetarët e ri të Komunitetit Shqiptaro – Amerikan (KSHA), që i takoni një gjenerate të re. Çfarë mund të na thoni rreth kësaj, cili ishte motivimi për të marrë një përgjegjësi të tillë ?

Dr. Luan Elezi: Është e vërtete se unë si kryetar dhe te gjithë anëtarët tjerë te komunitetit i takojnë një gjenerate relativisht te re si për nga mosha ashtu edhe për nga aktivitetet ne komunitet, por, kjo nuk do te thotë se ne nuk e kemi përcjellur punën e kryesisë se mëparshme ne aktivitetet e përgjithshme. Bile, disa vite te fundit , disa anëtarë te bordit kane qene dhe akoma janë te kyçur ne mënyrë direkte edhe ne Këshillin e Qendrës Shqiptaro-Amerikane, aty, ku edhe Kryesia e Komunitetit i ka kryer tere aktivitetet e veta qe nga themelimi i tij. Dhe ne këtë drejtim, duke dëgjuar për aktivitete te shumta me karakter kombëtar, duke qene dëshmitarë edhe i disa aktiviteteve konkrete ne kohe te fundit ne te cilat edhe unë me shokët e mi kemi marre pjese, atëherë , unë dhe te tjerët se bashku, vendosem te inkuadrohemi ne mënyrë direkte ne udhëheqjen e ngushte te komunitetit për tu ballafaquar edhe ne te rinjtë me detyra serioze te cilat do te ndikojnë pozitivisht ne riorganizimin e komunitetit ne një ane dhe ne vazhdimin e orientimeve politike te gjeneratës se vjetër e cila ne një mënyrë edhe ka qene inspirim yni dhe ne rastin konkret edhe motivi personal imi për te pranuar një detyre te rëndësishme ne këtë moshe pak a shume te re. Këtij motivi dua t’i shtoj edhe punën e gjertanishme te këtij komuniteti dhe rezultatet qe ka dhënë kjo pune qe nga themelimi i komunitetit gjer me tanë sidomos ne planin kombëtar, kulturor, dhe ne planin diplomatik.

INA: Cilat janë projektet apo prioritetet si udhëheqësi e këtij komuniteti ?

Dr.Luan Elezi: Fillimisht duhet t’ju tregoj se kjo kryesi është zgjedhur para një viti me kusht qe te organizoje zgjedhje te reja , te cilat jemi ne prag te përgatitjeve. Si kryetar dhe bashke me bordin jemi ne përgatitje te riorganizimit te funksionimit te bordit dhe te përcaktimit te detyrave veç e veç. Prioritetet kryesore dhe me te rëndësishme janë përcaktimi i departamenteve dhe gjetja e një forme me te volitshme te financimit, e cila do ta obligonte anëtarësinë e gjere qe ne mënyrë direkte te inkuadrohet ne zgjidhjen e ketij problemi. Detyrat tjera prioritare dalin edhe nga rregullorja e cila ne mënyrë precize i rregullon marrëdhëniet ne kryesi, ne departamente dhe ne anëtarësinë e gjere.

INA: Duke njohur rolin e drejtuesve veteranë të KSHA, cilat janë raportet apo këshillimet me ta ?

Dr.Luan Elezi: Padyshim se drejtuesit veterane te këtij komuniteti kane luajtur një rrol te rëndësishëm qe nga themelimi i këtij institucioni dhe shumica prej tyre qëndrojnë pas nesh dhe gjithmonë janë me ne sidomos ne këshillimet për marrjen e vendimeve me rëndësi te veçante. Ky komunitet është i njohur si një nder me te organizuarit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës , prandaj, ne si kryesi e re , jo vetëm qe kemi raporte shume te mira , por, ne te shumtën e rasteve kërkojmë ndihme nga veteranet , te cilët gjate veprimtarisë se tyre kane krijuar lidhje te forta me personalitete te shquara te administratës amerikane dhe ne këtë drejtim bashkëpunimi ynë është ne nivel te duhur. Kryesia e re vlerëson larte punën dhe angazhimin e anëtarëve te vjetër te cilët sidomos gjate luftës ne Kosove dhe ne Maqedoni e dhanë provimin e tyre politiko-diplomatik. Kryesia e re ne radhët e saj ka këshilltarët politik me te mire nga radhët e veteranëve.

INA: Si është komunikimi me institucionet vendore amerikane dhe sa mund të avancohet raporti midis KSHA dhe këtyre institucioneve, duke përfshirë drejtues të bashkive, guvernatorë, kongresmenë, senatorë , etj ?

Dr.Luan Elezi: Veprimet e komunitetit kane krijuar histori. Kjo histori lidhet me komunikimet e kryesisë me personalitete te rëndësishme te administratës amerikane : senatore, kongresmenë, drejtues te bashkive, guvernatorë, sekretare shteti, zëvendës dhe ndihmës sekretari , etj. Kryesia e vjetër i ka krijuar këto lidhje, dhe detyra jone është qe këtë komunikim ta vazhdojmë dhe me pas te krijojmë raporte te reja me individë dhe personalitete te reja. Ne , psh. ne kohe te fundit kemi krijuar raporte te shkëlqyeshme me kryetarin e bashkise se qytetit te Çikagos, ku manifestimet e 100 vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë dhe Pavarësia e Kosovës janë organizuar ne bashkëpunim me stafin e tij. Pastaj, gjate zgjedhjeve ne Maqedoni, kryesia e komunitetit sekretarit te shtetit John Kerry-it, ndihmës sekretarit Philip Reeker-it, Eliot Engel, Mark Kirk dhe ambasadorit amerikan ne Shkup ju dërgoi nje memorandum ne te cilin kërkohej vëzhgimi i shtuar amerikan , sidomos ne Kërçovë ku zgjedhjet ishin shume te rëndësishme për shqiptaret. Dhe, si rezultat i kësaj, delegacioni i ambasadës amerikane i udhëhequr nga vet ambasadori gjatë zgjedhjeve dy dite qëndroi ne Kërçovë. Ja kështu dhe ne këto forma ka punuar, punon dhe do te veproje edhe ne t’ardhmen kryesi e re nen udhëheqjen time si kryetar.

Uji Dea

INA: Cilat janë relacionet me vendlindjen. KSHA mban një linjë komunikimi apo interesi për të realizuar diçka konkrete apo për të mbajtur më afër këtë lidhje ?

Dr.Luan Elezi: Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois është vetvetiu i lidhur ngushte me vendlindjen edhe atë për shume arsye. Se pari duhet ditur se shqiptarët mbajnë lidhje te ngushta familjare dhe ne këtë drejtim ky komunikim vazhdon te ekzistoje me tendenca te zgjerimit te mëtejme. Lidhje te reja do te krijohen dhe do te përforcohen me një institucionalizim apo zyrtarizim te Komunitetin me vendlindjen, gjegjësisht me institucionet qeveritare.

INA: Duke qenë rolin e diasporës rreth artikulimit të kërkesave dhe çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, sidomos në Maqedoni dhe trevat tjera, sa po punoni në këtë drejtim ?

Dr.Luan Elezi: Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois , ne bashkëpunim me shoqatat dhe asociacionet te cilat veprojnë ne këtë shtet, por edhe me gjere, është duke luajtur një rrol pozitiv ne drejtim te avancimit te çështjes shqiptare ne përgjithësi dhe me atë te shqiptareve ne Maqedoni. Ne si kryesi e re vetëm mund te vazhdojmë aktivitetet tona ne drejtim te realizimit të të drejtave legjitime te shqiptareve ne mbare territorin e Ballkanit ku jetojnë dhe veprojnë shqiptaret. Për rastin konkret ne Maqedoni, ky komunitet është i preokupuar me këtë çështje dhe gjithmonë është ne kontakt me institucionet e rëndësishme amerikane si ne senat ashtu edhe ne kongres për raste te cilat kane te bëjnë me shkeljen e te drejtave te shqiptareve. Ky komunitet planifikon qe me një memorandum t’ju drejtohet institucioneve amerikane me kërkesë te realizimit te te drejtave njerëzore ne Ballkan ne baze te modelit te Kosovës. Marrëveshja e Veriut ne Kosove duhet te vleje edhe për shqiptaret ne Luginën e Preshevës dhe me gjere.

INA: Diaspora dëshmoi rolin e saj edhe me ardhjen masive për të votuar për zgjedhjet lokale. Kjo u dëshmua me Kërçovën, por edhe Strugën. Pse ndikoi gjithë ky mobilizim dhe si u arrit që të masivizohet kaq shumë diaspora për të ardhur në ndihmë dhe për të fituar këto komuna që dominohen nga shqiptarët ?

Dr.Luan Elezi: Historia na tregon se Komuna e Strugës e sidomos ajo e Kërçovës edhe pse me shumice shqiptare , gjate regjimit komunist , ka udhëhequr pala sllavomaqedone si pakice. Kjo gjë është ditur publikisht, por askush nuk ka guxuar ta thotë haptas. Komuniteti shqiptar , sidomos i Kërçovës, pas kërkesës se kryetarit te tanishëm Fatmir Dehari, për pjesëmarrje masive, u mobilizua maksimalisht dhe me pjesëmarrjen masive ndryshoi raportet e zgjedhjeve ne kete komune, duke u mundësuar shqiptareve te menaxhojnë për here te pare ne historinë me te re te kësaj komune duke zgjedhur Fatmir Deharin si kryetar te pare historik te saj. Dalëngadalë, padrejtësive dhe mbeturinave komuniste ju vie fundi. Është për tu çuditur se sa te durueshëm kane qene shqiptaret për 70 vite me radhe, duke e ditur se ne te vërtete komuna e Kërçovës , ne baze te statistikave dhe te dhënave historike ka qene e dominuar nga shqiptaret, por , e menaxhuar nga te tjerët. Veprimet e komunitetit Kërçovar jo vetëm ne Amerike, por edhe ne Evrope janë për tu përshëndetur dhe te njëjtat duhet te merren si model për veprime te ardhshme.

INA: Së fundi do të keni mysafirë kreun e partisë shqiptare që është pjesë e pushtetit BDI, Ali Ahmeti. Çfarë do të jenë kërkesat apo sugjerimet në adresë të Ahmetit, apo të nxitni ndonjë nismë apo plotësim të nevojave dhe kërkesave për diasporën ?

Dr.Luan Elezi: Po. Në të vërtetë, një delegacion i gjere nga vendlindja ne krye me kryetarin e BDI Ali Ahmeti do te qëndrojë ne Çikago. Ai dhe te tjerët do te vizitojnë Qendrën Kulturore , mbledhje me Komunitetin Shqiparo-Amerikan ne Illinois dhe do te marrin pjese ne manifestimin tradicional te ” Mbrëmjes Kërçovare 2013″ te cilën e organizon çdo vit Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Kërçova”.
Se pari zt. Ali Ahmeti me delegacionin e tij te gjere do te faleminderoje tere komunitetin shqiptar sidomos atë Kërçovar për pjesëmarrje masive ne zgjedhjet e fundit dhe pastaj do te informohet me punën dhe aktivitetin shqiptar ne Çikago. Ahmetit dhe te tjerëve do t’ju përsëritet kërkesa për institucionalizimin e diasporës ne përgjithësi dhe KSHA ne veçanti, me qellim te realizimit te mëtejmë te zgjidhjeve te problemeve këtu ne diaspore dhe anasjelltas. Krijimi i lidhjeve zyrtare me vendlindjen krijon mundësi te reja edhe ne drejtim te investimeve dhe te kthimit eventual te ndonjë eksperti shqiptaro-amerikan.

INA: Ditëve të fundit ishte mysafir edhe ministri i diasporës nga Kosova, Ibrahim Makolli. Ai ishte pranë komunitetit tuaj. Si e vlerësoni qasjen e tij apo cilat kanë qenë propozimet që kanë rrjedhur nga ju si komunitet ?

Dr.Luan Elezi: Kosova ne këtë drejtim ka formuar Ministri te diasporës. Mendojmë se këtë duhet ta beje edhe Maqedonia. Ministri Makolli qëndroi te ne dhe bashke me delegacionin e tij prezantoi një paraprojekt për realizimin e objektivave te kësaj ministrie. Kosova duket se do te hapi një Qendër Shqiptare ne Çikago, gjithmonë sipas ministrit, e cila do te institucionalizonte diasporën ne përgjithësi shqiptare apo vetëm kosovare ! Për këtë projekt komuniteti ynë propozoi qe kjo qendër te jete gjithëshqiptare. Koha do te tregoje seriozitetin e qeverise se Kosovës ne këtë drejtim.

INA: Dhe në fund, cili është mesazhi për diasporën shqiptare në SHBA, por edhe për bashkatdhetarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe gjetiu ?

Dr.Luan Elezi: Siç e ceka edhe me pare, diaspora shqiptare ne SH.B.A. duhet ti ruaje vlerat e saj historike dhe te luaje një rol vendimtar ne zgjidhjen e çështjes shqiptare ne Ballkan, ashtu siç ka vepruar për Kosovën dhe për rastet e veçanta shqiptare ne atë pjese te Gadishullit Ballkanik. Kurse porosia jone për shqiptaret ne vendlindje ne përgjithësi është ta duan me shume vendin, te marrin pjese aktive ne zgjidhjen e problemeve , te shkollohen sa me shume dhe ne këtë mënyrë ti kontribuojnë zhvillimit demokratik ne përgjithësi. Për udhëheqësit e qeverive : veni një STOP te madh korrupsionit – pengesës me te madhe te integrimeve. (INA)