UBT

KMSHK-ja konstaton se portali Indeksonline ka shpifur ndaj Veton Surroit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këshilli i Mediave të Shkruara ka shqyrtuar ankesën e Veton Surroit kundër portalit Indeksonline në lidhje me artikullin “Surroi në Beograd: ‘Grupi i Drenicës’ përgjegjës për dhunën ndaj pakicave”, publikuar më 8 qershor 2015, dhe ka konstatuar se ky artikull përbën shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara.

“KMSHK-ja shqyrtoi ankesën e Surroit kundër portalit Indeksonline dhe gjeti se ajo duhet të miratohet së paku në dy pika, dhe atë sa i përket Kreut II (E drejta për t’u përgjigjur) dhe Kreut III (Nxitja dhe gjuha e urrejtjes) të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. KMSHK-ja konstatoi se fjalët e botuara në artikullin e cekur më lart nuk ishin konstatim i Surroit, por ai vetëm kishte cituar z. Uilliamson dhe Dik Martin. Këto vlerësime ishin bërë më herët nga këta të fundit dhe nuk ishin vlerësime personale të Surroit”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së, përcjell sot Koha Ditore.

Në këtë njoftim, Këshilli ka shkruar se ankuesi ka pretenduar që teksti nis me titull që paraqet shpifje.

Eco Higjiena

“Në formën siç është paraqitur është citimi i pasaktë i një deklarate që do të mund të konsiderohet interpretim sipas qejfit të redaksisë. Titulli i tillë bombastik dhe qëllimisht i pasaktë, sipas ankuesit, ka pasur për pasojë të drejtpërdrejtë reagimin e një grupi njerëzish që kanë hapur një faqe në ‘Facebook’ (Me Sami Lushtakun), me të cilën cenohet integriteti personal i ankuesit, dhe ku ai kërcënohet edhe me vrasje. Në vazhdim në ankesë thuhet se pjesa e fundit e raportimit është vënë në thonjëza, që sipas redaksisë është citat i deklaratës së ankuesit dhe, sipas ankuesit, kjo është shpifje”, thuhet në njoftimin e KMSHK-së.

Sipas këtij njoftimi, portali Indeksonline përveçqë kishte botuar reagimin e Surroit dhe kishte sqaruar pasaktësitë nga versioni i parë i artikullit në fjalë, ka hequr edhe komentet e lexuesve, të cilat përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Për më tepër, portali Indeksonline, përmes përfaqësuesit të tij, ka marrë obligim që pas mbledhjes së KMSHK-së shkrimi i publikuar të hiqet.

http://koha.net/?id=27&l=65781

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.