Uji Dea

Klubi i madh italian ia mësyn Zhegrovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edon Zhegrova mund të përfundojë në Serie A gjatë këtij muaji.

Ylli kosovar qe një kohë pëlqehej nga Milani, por tash në garë për ta siguruar kartonin e tij është futur një tjetër klub i madh italian.

Bëhet fjalë për Romën, e cila po e konsideron seriozisht mundësinë e transferimit të përfaqësuesit kosovar në rast të largimit të Paulo Dybalas, njofton mediumi italian “Corriere della Sera”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi argjentinas e ka marrë një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite: 2 vjet kontratë me 20 milionë euro rrogë në vit në klubin e kontrolluar nga fondi PIF.

FITORJA

Në rast se ish-futbollisti i Palermos e Juventusit përfundon në Saudi Pro League, atëherë do t’i hapej rruga futbollistit të Lillet të përfundojë në kryeqytetin italian.

Zhegrova është gati për hapin e radhës në karrierë pasi shkëlqeu në futbollin francez, mbi të gjitha në sezonin e fundit.

25 vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë, ndërsa ofertat për të nga Anglia, Italia, Spanja e Gjermania nuk kanë munguar në vitet e fundit.

Mbetet të shihet nëse “Messi i Kosovës” do të lëvizë nga Franca gjatë kësaj vere apo do të luajë edhe një vit në Lille. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.