Uji Dea

Klinika nga Aiblingu ndihmon atë të Prishtinës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Haqif Gashi, që punon në shërbimin ei anesteziologjisë në RoMed Kliniken Aibling, ka sensibilizuar udhëheqjen e klinikës për të ndihmuar QKUK-në.

I prekur nga kushtet e mjerueshme që mbizotërojnë në Klinikën Universitare të Kosovës në Prishtinë, një i punësuar shqiptar në RoMed kliniken ishte shprehur për nevojën që të ndërmerrej një aksion bamirës për të përmirësuar kushtet atje. Haqif Gashi, punon si infermier udhëheqës i anesteziologjisë në RoMed Kliniken Aibling. Ai ka sensibilizuar udhëheqësit e klinikës në këtë drejtim dhe së fundi bashkë me shefin mjekësor, Dr. Guido Pfeiffer ka iniciuar aksionin.

Në klinikën në Aiblig duhej të ndërroheshin 80 shtretër të kompletuar spitalorë dhe ky ishte rasti i duhur për Haqifin që të veprojë, shkruan Rosenheim24.de. Por për t`i transportuar ata në Kosovë duhej ndihmë dhe koordinim nga disa pika. Kështu, ai mori ndihmë financiare nga shoqata “Nënë Tereza” në Munih, ku është dhe anëtar kryesie si dhe nga klubi rotarian në Rosenheim. Edhe klinika ku punon ai, përmes krerëve të saj menaxherialë pos që ofruan falas 80 shtretërit, dërgesës për Kosovë i shtuan edhe katër aparate për frymëmarrje artificiale dhe 60 pompa të infuzionit.

FITORJA

Ndërkohë, transportimi i këtij kontingjenti u ndërlikua për shkaqe politike por megjithatë gjithçka përfundoi me sukses. Në kufirin me Malin e Zi dy kamionët e mbushur përplot u ndaluan nga autoritetet e atjeshme por falë ndërhyrjes së Markus Michel, epror i lartë në shtabin qendror të KFOR-it rruga për Prishtinë, plot katër ditë pas nisjes nga Gjermania, tashmë ishte e lirë.

Ditën e nesërme u bë zyrtarisht pranimdorëzimi. Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer nuk lëshoi rastin të merrte pjesë dhe të lavdëronte një iniciativë të tillë dhe rëndësinë që ka ajo për zhvillimin e miqësisë në mes të Gjermanisë dhe Kosovës. Edhe drejtori i QKUK, Dr. Nijazi Gashi falënderoi miqtë gjermanë për ndihmën, duke theksuar se mundësitë financiare të klinikave janë tepër të kufizuara pasi që ato financohen vetëm nga taksat e shtetit./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.