Hidromorava

KKSB-së në Viti trajton problemet me qentë endacak, mungesën e shenjave te trafikut dhe përdorimin e substancave narkotike nëpër shkolla

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Anëtarët e KKSB-së, ngritën disa çështje të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, si mungesa e shenjave të trafikut, prezenca e qenve endacakë, përdorimi i narkotikëve në shkolla, përdorimi i veturave nga maturantët pa patentë shofer, por kërkuan që të kenë një Zyre posaçme për anëtarët e KLSP-të si dhe ngritën plotë të tjera në interes të sigurisë publike.

Të premtën në Viti, u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi zëvendëskryetari i komunës, z. Hasan Aliu.

Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në këtë komunë cila u vlerësua si e qetë dhe e qëndrueshme.

Aliu, falënderoi të gjithë akterët për bashkëpunimin, duke veçuar Policinë e Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Eco Higjiena

Kurse zv.komandanti i stacionit policor në Viti, z. Burim Musliu, paraqiti një raport statistikor për muajt prill dhe maj, duke theksuar se në këtë periudhë ka pasur rënie të rasteve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Policia është duke punuar sipas planeve operative të parapara.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KKSB-së, ngritën disa çështje të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, si mungesa e shenjave të trafikut, prezenca e qenve endacakë, përdorimi i narkotikëve në shkolla, përdorimi i veturave nga maturantët pa patentë shofer, por kërkuan që të kenë një Zyre posaçme për anëtarët e KLSP-të si dhe ngritën plotë të tjera në interes të sigurisë publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.