Uji Dea

KKSB: Në prag të festave të fundvitit, thirrje për festime pa armë dhe për kujdes të shtuar në përdorimin e fishekzjarrëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, foli për situatën e sigurisë në komunë. Ai informoi se këtë vit është regjistruar një aksident fatal, por që ka pasur një ulje prej 50% të vjedhjeve të rënda. Po ashtu, ka pasur rënie të aksidenteve në komunikacion dhe një rritje të numrit të gjobave, ku këtë vit janë shqiptuar 8,250 gjoba dhe janë regjistruar gjithsej 440 raste të ndryshme.

Nën drejtimin e zëvendëskryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot u mbajt mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Në këtë mbledhje u diskutua mbi zbatimin e planit të punës për vitin 2024, ndërsa u miratua gjithashtu Drafti i Planit të Punës për vitin 2025.

Ky plan përmban 16 objektiva, të cilat janë shoqëruar me aktivitete të ndryshme që lidhen me çështjet e sigurisë në bashkësi.

Zëvendëskryetari Aliu shprehu shqetësimin e tij për demolimin dhe shkatërrimin e stadiumit në fshatin Pozheran, duke theksuar se dëmet janë të mëdha dhe duke e cilësuar këtë akt si vandalizëm nga individë të papërgjegjshëm.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, foli për situatën e sigurisë në komunë.

Ai informoi se këtë vit është regjistruar një aksident fatal, por që ka pasur një ulje prej 50% të vjedhjeve të rënda.

Po ashtu, ka pasur rënie të aksidenteve në komunikacion dhe një rritje të numrit të gjobave, ku këtë vit janë shqiptuar 8,250 gjoba dhe janë regjistruar gjithsej 440 raste të ndryshme.

Halili po ashtu theksoi se tani për tani është vërejtur një fenomen i ri që po vjen nga rrjetet sociale, “Sfida Spiderman”, për të cilën në komunën e Vitisë janë shënuar dy raste me lëndime trupore. Duke marrë parasysh se jemi në prag të festave të fundvitit, në mbledhje u bë thirrje për festime pa armë dhe për kujdes të shtuar në përdorimin e fishekzjarrëve.

Pavarësisht sfidave, anëtarët e këshillit e vlerësuan gjendjen e sigurisë në Komunën e Vitisë si të qetë dhe të qëndrueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.