Mobi Casa

Komuna e Vitisë ndanë pako ushqimore për komunitetin kroat

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Të martën në fshatin Letnicë të Vitisë, komuna e Vitisë ka ndarë pako ushqimore për komunitetin kroat të fshatit Letnicë dhe fshatrave për rreth.

Me këtë rast i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u interesua për gjendjen e këtij komuniteti dhe ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e këtij komuniteti për të mësuar më shumë rreth kushteve dhe nevojave të tyre.

ARKATANA

Përndryshe në fshatin Letnicë dhe disa fshatra përreth jeton një numër i vogël i komunitetit kroat, shumica e të cilëve janë individë të moshuar.

Pjesa tjetër e banorëve të këtij komuniteti u shpërngulën gjatë luftës së Kroacisë./rajonipress/