Eko Higjiena

Kjo është madhështia e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë së LDK në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – “Faleminderit nga zemra rini e mrekullueshme dhe grua e suksesshme për këtë madhështi. Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e LDK’së. Programi ynë është programi më i mirë dhe në krye me Vjosa Osmanin, do të implementohet në tërësi. Në LDK, gruaja ka hapësirë në vendimmarrje dhe kryetari Haziri e ka dëshmuar këtë qysh në vitin 2013, kur një gruaje ia besoi e kryesueses së Kuvendit, se ky model sot po ndiqet në tërë Kosovën”, tha Bunjaku Rexhepi.

Nën organizimin e Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, është mbajtur sot një tubim me përmasa madhështore, duke mirëpritur pesëshen e kandidatëve nga Gjilani: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK në Gjilan, njëherit kandidate për deputete me numër 21, Valentina Bunjaku Rexhepi, tha se madhështia e LDK’së sot, është dëshmia e fortë se më 6 tetor do të fitojmë fort.
“Faleminderit nga zemra rini e mrekullueshme dhe grua e suksesshme për këtë madhështi. Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e LDK’së. Programi ynë është programi më i mirë dhe në krye me Vjosa Osmanin, do të implementohet në tërësi. Në LDK, gruaja ka hapësirë në vendimmarrje dhe kryetari Haziri e ka dëshmuar këtë qysh në vitin 2013, kur një gruaje ia besoi e kryesueses së Kuvendit, se ky model sot po ndiqet në tërë Kosovën”, tha Bunjaku Rexhepi.

Kandidatja Lirije Kajtazi (6), tha se të gjithë jemi bërë bashkë me frymën e besa-besës, të rinj e të reja, gra e burra, për ta mundur të keqen më 6 tetor, dhe duke i dhënë mbështetje LDK’së, fillimisht do të krijohet një arsimim cilësor, një shëndetësi e mire dhe do të ipmlementohet programi i punësimit që i bënë të rinjtë të qëndrojnë vertikalisht.

Kandidati Fatmir Rexhepi (20), tha se mesazhi për të rinjtë është ajo që rinia të ketë vend të veçantë, në mënyrë që në të ardhmen të kemi profile të jashtëzakonshme profesionale, ndërsa gratë janë vlera e shtuar e kësaj shoqërie, sepse gruaja duhet të ketë vendin e merituar në vendimmarrje në të gjitha instancat komunale dhe qendrore.

Kandidati Imet Rrahmani (35), theksoi se ata që më së shumti po thirren në luftimin e korrupsionit, janë pikërisht ata që e kanë sjellë korrupsionin e nepotizmin, duke shtuar vetëm LDK do t’i luftojë këto dukuri të këqija, duke bërë thirrje që të vuloset fitorja e Vjosës dhe kandidatëve për deputetë më 6 tetor.

Kandidati Faton Bislimi (44), ka thënë se mirënjohja më e madhe është për gratë dhe të rinjtë që nuk i janë ndarë kauzës së LDK’së për 30 vjet, duke pohuar se me implementimin e programit të LDK dhe qeverisjes Osmani, do t’i japim model të ri qeverisës për një Kosovë të zhvillimit, sundimit të ligjit, shkollimit kualitativ, që na mundëson shërim brenda spitaleve tona pa pasur nevojë të shkohet jashtë vendit.

Mund të ju interesoj: