Kjo është arsyeja pse Sokol Haliti fitoi në raundin e parë

Viti – Sokol Haliti nuk po ndalet së realizuari projekte në dobi të qytetarëve. Ai po përuron projekte çdo ditë dhe po përcjellë nga afër çdo investim dhe punim që bëhet nga ana e komunës. Ky është rezultati dhe suksesi që atij i solli fitoren e sigurt qysh në raundin e parë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Budrigë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e një rruge lagjore.
Ndër tjerash ai u prit nga banorët, të cilët falënderuan atë për realizimin e këtij projekti Infrastrukturor.
Ky projekt sipas tyre është shumë i rëndësishëm për lëvizjen e lirë dhe të sigurt.
Derisa në Viti realizohen projekte, Gjilani ka gjashtë muaj që ndodhet nën ethet e busteve dhe përmendoreve për të vendosur në çdo lagje nga një statujë./rajonipress/