UBT

Kim Mehmeti: Shqiptarët janë fajtorë për sllavizmin e Shkupit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Për shkrimtarin dhe publicistin Kim Mehmeti, Shkupi është duke u harruar njësoj sikur Manastiri. E fajin për këtë, sipas tij, e kanë vetë shqiptarët.

Ka fajësuar politikën shqiptare të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, teksa ka thënë se me qëllim ata janë duke e lënë Shkupin që të transformohet në një kryeqendër ku elementi i vetëm që nuk do të ekzistojë, do të jetë ai shqiptar, shkruan sot Koha Ditore. I ftuar në Prishtinë për promovimin e librit të tij më të ri, “Shkupi”, Mehmeti ka kritikuar ashpër politikën dhe shoqërinë shqiptare, duke thënë se neglizhenca e dekadave të fundit ndaj Shkupit po u krijon mundësi maqedonasve që shqiptarët e këtij kryeqyteti t’i zhvendosë “rrugës për në Kaçanik”.

FIDANISHTJA

Në një bashkëbisedim gati njëorësh me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, shkrimtari Mehmeti ka thënë se “fakti që për Shkupin janë 30 monografi të shkruara nga serbët, 5 nga kroatët, 12 nga bullgarët e asnjë nga shqiptarët, tregon se slogani që Shkupi është kryeqendër e shqiptarëve është vetëm i tillë”. Qysh në fillim të promovimit që është konceptuar si bashkëbisedim, Mehmeti e ka cilësuar librin e tij “Shkupi” një “ese historike”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.