UBT

Ndahet nga jeta, Naser Kamberi profesor i shquar e studiues i palodhshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Naser Kamberit – profesor i shquar, studiues i palodhshëm dhe figurë e rëndësishme e arsimit dhe shkencës në vendin tonë. Gjatë gjithë jetës së tij akademike dhe intelektuale, ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave dhe në ndërtimin e dijes në shoqërinë tonë. Në emër të Rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi, stafit akademik, studentëve dhe të gjithë komunitetit të UBT-së, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella për familjen Kamberi, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët që ndanë jetën dhe punën me të ndjerin.

Prof. Dr. Naser Kamberi ka qenë ndër bashkëpunëtorët e parë dhe më të përkushtuar që nga fillimet e programeve akademike në UBT, duke dhënë kontribut në ngritjen e standardeve të arsimit dhe në zhvillimin e kapaciteteve shkencore të institucionit.

Uji Dea

Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në varrezat e fshatit Zhunicë, në Preshevë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.