FITORJA

“Kemi një ëndërr, duam ta bëjmë realitet” – Gjimshiti flet para ndeshjes me Anglinë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Anglinë.

Ai tha se Shqipëria ka një ëndërr dhe do të luftojë që ta realizojë, një kualifikim në Kupën e Botës.

Shqipëria i hap kualifikimit për Kampionatin Botëror kundër Anglisë, favoriti kryesor të grupit, ku bën pjesë edhe Serbia.

Si është atmosfera?

Kemi një atmosferë të mirë dhe fryme të re, pasi ka lojtarë të rinj çdo futbollit po jep gjithçka në fushë për një objektiv që nuk e kemi arritur kurrë, kjo besoj është e rëndësishme.

Besoni se mund ta arrini këtë objektiv?

Të them të drejtën, thonë që ëndrrat nuk janë të vërteta, por edhe mund të realizohen. Jemi kualifikuar dy herë në Evropian. Nuk fshihem nga fakti që jemi kombëtare më e vogël se Anglia.

Duke parë forcën e kundërshtarit, jeni përgatitur për ta përballuar?

Forca e Anglisë, dihet, nuk mund të flasim individualisht për ta, i shohim çdo fundjavë. Jemi përgatitur mirë, trajneri na ka dhënë detyrat dhe ne duhet të japim gjithçka në fushë. Kanë qenë pak ditë në dispozicion, por jemi përgatitur shumë mirë, të shohim nesër.

Mobi Casa

Keni barrën kryesore për të mbajtur Harry Kane, mendoni se do t’ia dilni?

Individualisht nuk duhet të flasim shumë, jo vetëm Gjimshiti por i gjithë ekipi ka një punë shumë të vështirë. Duhet t’i ndalim si ekip, nuk do të jenë duele individuale por skuadrash.

Keni luajtur për Atalantën dhe kundër ekipeve më të mëdha, sa mund ta përballësh Bellinghamin?

Është lojtar fantastik, talent i rrallë. Mund të bëhet më i miri në botë, për atë që kam parë në dy ndeshje kundër tij.

Anglia është favorite për ta fituar ndeshjen, mendon se mund të përfitoni nga ndonjë nënvlerësim i saj?

Besoj që Anglia jo vetëm kundër nesh por kundër shumë skuadrave të tjera është e favorizuar. Nuk besoj që Anglia do të na nënvlerësojë, ata e dinë që ne kemi bërë disa gjëra të mira, nuk pres nënvlerësim nga ana e tyre.

Si i sheh e Shqipërisë shanset në grup?

Besoj që është herët të flasësh për shanset, me kalimin e kohës ndoshta pas katër ndeshjes mund ta përcaktojmë më mirë. Ne nuk do të futemi në fushë me mendimin që s’mund të kualifikohemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.