Hidromorava

Karrocieri – Poemë, për njëshekulloren pavarësi

/ 4 minuta lexim
HW

O tokë e diellit dhe e hijeve
T`i që linde ajrin, ujin, e detin
Kënga për lirinë s´u shuaka
Kënga për lirinë s´u mplaka

Shqipëri e pellazgëve, ilirëve
Shqipëri e të gjitha kohërave
Në këtë ditë të kësaj feste
Unë kam 13 mijë vjet jetë

Yhaa, përpjetë e më përpjetë
Yhaaa, përtej dhe ma përtej
Me këtë karrocë të 1912-ës
Unë kam 100 vjet që udhëtoj

Zgjohu o Ismail Qemali
Zgjohu o Metush Krasniqi
Zgjohu o Adem Jashari
Kjo festë sot ka emrin tuaj

2
————————————

Fryj frymë e egër e kohërave
karrocieri qerren s´e ndalon
ti që zemrën mua ma lexon
kam një këngë për harresën

Shqipëri e Gjergj Kastriotit
Shqipëri e Ismail Qemalit
Shqipëri e Adem Jasharit
Një urim ke nga Kumanova

Nënë Shqipëri! Nëna e jonë!
Rilindëm sërish, u përtrimë
Me tokë-nënën unë bisedova
Pse kënga jonë ka kaq himn

Me këtë karrocë të historisë
Kam një shekull që udhëtoj
Yhaaa përtej dhe më përtej
Yhaaa përpjetë e më përpjetë!..

3
——————————

Shqipëri e prushit dhe flakës
Shqipëri e fushave me bukë
tri janë varret tona të mëdha
që në gjumë më trokasin

Në këtë tokë me Shqipëri
me Kosovë, iliridë e Çamëri
kam një gëzim prej qytetari
dhe përjetësi prej shqiponje

Shqipëri e 13 mijë vjetëve
Shqipëri e më të lashtëve
ke një urim nga Manastiri
nga Presheva, Molla e kuqe

Kjo botë e jona me Shqipëri
rrënjët i ka shumë të thella
dhjetë mijë vjet, në Pellazgji
dhe tre mijë vjet, në Iliri

4
————————————

Në këtë festë të shqiptarëve
kjo ditë na gjen të bashkuar
me dy shtete shqiptare
dhe me pavarësi të njohura

Luftën e fshehur të Trojës
Do të nxjerrim nga varret
Këtë ma thotë mendja ime
Dhe 20 Universitetet tona

Shqipëri, e Gjergj Kastriotit
Shqipëri e Ymer Prizrenit
Shqipëri e gjithë shqiptarëve
Né çdo ditë po zgjërohemi

Uji Dea

Me këtë karrocë të 1912-ës
unë kam 100 vjet që udhëtoj
për të ardhë tek kjo ditë
Për të ardhë tek kjo festë

5
————————————

Shqipëri e gjithë shqiptarëve
Shqipëri hyjnisht e bukur
Shqipëri hyjnisht e dashur
Yha, përpjetë e më përpjetë

O mendja ime e karrocierit
mos ma kujto më Katallanin
as zonjën e tij Katallaneshën
që e gjakosën popullin tonë

Në këto pamje me Shqipëri
në këto pamje me Kosovë
kohën që e kam përpara
me këngë të zemrës e mbajë

O Shqipëria ime e dashur
Shqipëria jonë e arbërimeve
dua të jem më afër yjeve
aty ku kafenë e pi gjeniu

6
———————————–

Shqip , Ilirisht, Pellazgjisht
janë këngët e gjuhës shqipe
jem një e shkruar e njëjtë
dhe një e folme e njëjtë

Nga qyteti i bukur i Tiranës
i ftoj të gjithë shqiptarët
të këndojmë himnin bashkë
dhe të kremtojmë së bashku

Nën qiellin e lirë t´atdheut
kudo gjelbëron Shqipëria
pemë të netëve me hënë
dhe pemë të ditëve me diell

Në këtë orë të mileut të ri
Shqipëria feston Shqipërinë
mija vjet të kohës së drithit
mija vjet të kohës së bukës

7
————————————-

Nënë Shqipëri! Nëna e jonë!
krejt brenda lirisë së fituar
kam të sotmen e përditshme
dhe të ardhshmen e pafund

Shqipëri, jam kërkues i lirisë
këtë ia kam thënë gomerëve
brenda Trojës ende ka tym
brenda Trojës ende ka tenda

Yhaa, përpjetë e më përpjetë
Yhaaa, përtej dhe më përtej
jam gjak i këtyre fushave
jam frymë e këtyre maleve

Në këtë njëqind vjet Shqipëri
Në këtë njëqind vjet Kosovë
Për çdo ditë të jetës në atdhé
Lirisë i shtohet nga një ëndërr!..

Dortmund, 2011- 2012

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.