FITORJA

Karaqeva i shkruan Ekipit negociator: Mos i harroni pronat tona?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Lenjani në emër të banorëve të Karaqevës i ka shkruar ekipit negociator duke kërkuar prej tyre që në të gjitha nivelet e bisedimeve ta kenë parasysh çështjen e brezit kufitar në Karaqevë, ku tash e sa vite janë në kontest rreth 26 mijë hektar tokë të Kosovës dhe mbi 170 pronarë tokash.

Në letrën e Karaqevë drejtuar ekipit negociator thuhet se tash e 19 vite asnjëra nga qeveritë e gjertanishme nuk është marrë me problemin e Karaqevës edhe pse përfaqësuesit e banorëve të kësaj ane kemi reaguar dhe sjellur prova dhe argumente të bollshme ku shihet çartë se ne po i humbim livadhet dhe arat tona që po na i merr Serbia përkundër asaj se ne kemi certifikatat e pronësisë dhe tatimet e pronësisë dhe i paguajmë tatimet në komunën e Kamenicës, përsëri pronat tona po i kontrollon shteti i Serbisë me xhandarmërinë serbe dhe “çuditërisht”, policia e Kosovës e ka të ndaluar patrullimin në atë zonë të Karaqevës edhe pse ajo zonë gjendet brenda hartës dhe territorit të Kosovës.

Ne ende nuk e kemi të qartë se si është e mundur që ky shqetësim i joni vazhdon ende të na përcjell edhe pas kaq vitesh e deri në ditët e sotme dhe askush nga institucionet e vendit nuk i dha as vëmendje e as zgjidhjen e merituar kësaj çështje me interes nacional e shtetëror.

ARKATANA

Përderisa ne në Karaqevë jetojmë pa asnjë autoritet institucional të Kosovës, konsiderojmë që përfaqësuesit tonë legjitim dhe tani ju si ekip i grupit negociator, në bisedime me Serbinë, duhet ta keni në agjendën tuaj e pse jo si një ndër prioritetet tuaja që kjo çështje me interes nacional dhe shtetëror i Kosovës të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Banorët e brezit kufitar mbesin me shpresë se kjo çështje do të trajtohet njëherë e mirë nga grupi negociator përfundon letra e Lenjanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.