GRANDEMALL

“Kapërcimi i Rubikonit drejt pavarësisë” bashkoi pozitë e opozitë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë – Promovimi i librit “Kapërcimi i Rubikonit drejt pavarësisë”, i autorit Adriatik Kelmendit, ka bërë bashkë pozitën dhe opozitën. Në ceremoninë e librit që shpjegon në detaje procesin e shtetbërjes ishin kryeministri i vendit e figura të rëndësishme të politikës vendëse.

Publicisti Halil Matoshi, duke qenë lexuesi i pari i librit, ka thënë se intervistat e përmbledhura në këtë libër jo vetëm që do të kënaqin kureshtjet e lexuesve të rinj, por do t’ua freskojnë kujtesën atyre duke dëgjuar tek flisnin live këto personazhe.

“Ideja e librit jo vetëm pse buron nga emisioni shumë i shikuar i KTV-së, “Rubikon”, por edhe për faktin se ndërlidhet me arketipin e “Kalimit të rubikonit” si fat dhe fatalitet, formëson botëkuptimin “Bëje ose vdis”, ka thënë Matoshi. Ndërsa, sipas tij, libri do të jetë referencë edhe për politikanët e ardhshëm dhe studiuesit e historisë.

UBT

E autori i librit, Adriatik Kelmendi, ka thënë se pikërisht sot nuk është data, por dita ku Kosova do të bëhej një shtet i zhvilluar dhe konkurruese me shtetet e rajonit dhe më gjerë, dhe po ashtu shtet ku do të jetë i mirëqenë për të gjithë qytetarët e saj. “Secili nga ju, me punë të ndryshme, me qasje të ndryshme, vazhdoni që të debatoni si të bëhet Kosova më e mirë”, ka shtuar Kelmendi.

“Kapërcimi i Rubikonit drejt Pavarësisë” është botimi i Grupit “Koha”, ndërsa në të janë të përfshira 32 intervista të zhvilluara gjatë katër vjetëve të procesit të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.