Fundamenti

Kanë filluar punimet në rrugën “Adem Jashari” faza e dytë nga Xhamia e Madhe deri te medreseja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Janë rikthyer punimet në fazën e dytë për ndërtimin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan apo njërës ndër rrugët kryesore të qytetit pas përmirësimit të temperaturave.

Tani më punimet janë rikthyer nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe me një gjatësi rreth 400 metra, pas përfundimit të fazës së parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë me gjatësi prej 400 metrash.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon se kanë filluar punimet në rrugën “Adem Jashari”.

ARKATANA

Ai ka thënë se për këtë projekt janë zhvilluar edhe biseda me qytetarët dhe sipërmarrësit e kësaj zone.
“248 mijë euro kosto dhe rreth 800 metra gjatësi janë shifrat për projektin e rrugës “Adem Jashari”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregon se do të jetë rruga e re për automjete, trotuar i asfaltuar dhe i përshtatshëm për këmbësorët, rreth 80 vende parkimi përgjatë gjithë rrugës, si dhe pemë dekorative.

Gjatë realizmit të punimeve rruga nuk do të jetë e mbyllur tërësisht, por vetëm njëra korsi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.