Uji Dea

Kamenicë: Shqetësuese shkatërrimi i pyjeve nga prerjet ilegale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vetëm dy ditë në javë shqyrtohen rastet e kallëzimeve penale për prerjen ilegale të pyjeve, ku shumica e lëndëve shtyhen në mungesë të palës së akuzuar, dëshmitarëve , prokurorëve etj ka thënë Artan Krasniqi menaxher i projektit.

Organizata Jo qeveritare “ProActive” me mbështetjen e ATRC ( Qendra e trajnime dhe burimeve për Avokim) dhe USAID , në kuadër të projektit “Qytetarët aktiv më afër drejtësisë”, kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët, për keqpërdorimin dhe prerjen ilegale të pyjeve në komunën e Kamenicës, raporton rajonipress.

Në këtë debat është diskutua për rolin e gjykatës themelore në Kamenicë dhe organet kompetente, për parandalimin e kësaj dukurie negative. Përfaqësuesit e organizatës “ProActive” , diskutuan për monitorimin e punës pesë mujore të seancave gjyqësore të kallëzimeve penale dhe kundërvajtje , për prerësit ilegal të pyjeve dhe për grumbullimin e lëndëve.

Sipas tyre, çdo vit shqiptohen raste të reja të kësaj dukurie negative, ndërsa në gjykatë ende ka lëndë të papërfunduara nga vitit 2008. “Vetëm dy ditë në javë shqyrtohen rastet e kallëzimeve penale për prerjen ilegale të pyjeve, ku shumica e lëndëve shtyhen në mungesë të palës së akuzuar, dëshmitarëve , prokurorëve etj “ ka thënë Artan Krasniqi menaxher i projektit .

Sipas Krasniqit prerësit ilegal të pyjeve insistojnë në mënyra të ndryshme që të shqiptohet dënimi kallëzim penal , jo kundërvajtje , pasi që me ligj dënimi është më i vogël.

RCCOLA

Fadil Hoda , përfaqësues ligjor i komunës që përfaqëson seancat gjyqësore , tha se rreth gjashtë muaj të monitorimit janë mbajtur gjithsej 30 seanca, por nuk kanë përfunduar të gjitha. Sipas tij personat që presin pyjet ilegalisht janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe nuk janë tregtar . “Që nga janari i vitit 2013 , ka hyr në fuqi neni 285 i kodit penal të Kosovës që vjedhjen e pyllit e konsideron vepër penale dhe sanksionet janë më të ashpra” tha ai.

Musa Ahmetaj nga gjykata themelore në Kamenicë ka njoftuar për arsyet e grumbullimit të lëndëve për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tij , shqyrtimi i lëndëve të vjetra bëhet me qëllimin që mos t`i kapin afati i vjetërsisë.

Ahmetaj tha se që nga viti 2000 nga përfaqësuesit ligjor të komunës, asnjë kërkesë nuk është bërë për ekzekutim për realizimin e kompensimeve të dëmit të shkaktuar në komunë.

Gjatë diskutime edhe qytetarët shpreh shqetësimin e tyre dhe kërkuan nga organet përgjegjëse t`i kushtojnë më shumë rëndësi për parandalimin e keqpërdorimit të pyjeve publike dhe private./rajonipress/