Kamenica nuk e harron datën 11 maj 199, kush u vra e kush ishte në listën e likuidimit?

Kamenicë – Një rrëfim origjinal i Selver Lenjanit tregon për mizorin e datës 11 maj 1999 derisa forcat çetnike serbe e paramilitare të Millosheviqit po bënin kërdi në territorin e Anamoravës. Lenjani me shumë nostalgji e kujton edhe sot atë ditë tmerri, ankthi, frike e pasigurie për shumë shqiptarë të pambrojtur. Lista e likuidimit ishte bërë gati nga paramilitarët dhe policia serbe, furrat po bëheshin gati për të djegur e karbonizuar shqiptarët e asaj ane.
Reagimi origjinal i Selver Lenjanit:
Hyrja e forcave serbe në fshatin Karaçevë e poshtme ndodhi më 11 maj 1999 e tërë komuna e Kamenicës ishte nën ankthin e frikës se ç’po ndodh me qytetarë e komunës së Kamenicës, ku në krye të policisë në këtë qytet ishte komandanti Perzha Moma, liska, Rada i Stralices, Todoroviç Rada, Misha Dumçiçi, Rada i Berivojcës e shumë pjesëtar të ekspeditave Çetnike të armatosur deri në dhëmb e të ngjyrosur.
Atë ditë shtatë qytetar të brezit kufitar kërkoheshin për ekzekutim, ata ishin aktivista e veprimtar dhe jo vetëm këta sepse ato ditë i tërë Regjioni i Gjilanit, Kamenicës, ishte në tym, e flak sikurse edhe të Vitisë e një pjesë e Novobërdës.
Ishte rrezik shumë i madh dhe kishte frikë të madhe sepse policia dhe paramilitarët kishin vënë në funksion dhe me lista kërkonin kokat e aktivistëve të devotshëm për t`i pushkatuar siç ishin: Keka Besim, Thaqi Asllan, Thaqi Sevdail, Lenjani Zeqir, Lenjani Selver, Lenjani Sabit, Lenjani Hevzija.
Siç dihet Asllan Thaqi është marr gjiri familjar dhe e ekzekutuan po atë ditë kurse Besim Kekës ia dogjën shtëpinë edhe pse nuk ishte atë ditë në shtëpi, por maltretime, rrahje e kërcënime kishte të shumta.
Po atë ditë Komandanti i policisë së Kamenicës i shoqëruar edhe nga shumë polic të kësaj komune të ndihmuar dhe nga armata e rregullt e cila i asistonte duke plaçkitën, ku edhe maltretuan pothuajse krejt banorët, ndërsa komandanti i policisë deklaronte se nuk shkojmë pa e kapur Selver Lenjanin të cilin e marrin me que te shtëpia e Selver Lenjanit kurse e Faik Keka me gjithë djalin Xhevat Keka na i vendosën automatin në fyt e me thika në qaf me na pre.
Ishte vështirë të shohësh momente të tilla sepse rreziku ishte evident gjithkund, ata e donin kokën time dhe pushkatimi im ishte i pashmangshëm.
Situata ishte e rënduar në tërë qytetin e Kamenicës, fshatrat e Kamenicës, pastaj Gjilani, Vitia e Artana pjesa me shqiptar. Forcat serbe qetnike të Millosheviqit po e mendonin më të keqën për ne, aty në Crep po e përgatisnin furrën e bllokatores në mënyrë që në temperatura të larta të digjeshin trupat tanë dhe për t`i djeg e karbonizue.
Kjo edhe ndodhi sepse në Karaqevë të Epërme u përgatit një gropë e madhe dhe aty u pushkatuan dy qytetar të Hogoshtit, Mehmet Sabedini e Dani i Hogoshtit, pastaj ndodhi mizoria kurse në Rogoçic e pushkatuan Nevzad Kryeziun pas një rezistence të fortë të tij.
Vrasje, pushkatime, tortura, krime çnjerëzore, dhunime pati atë ditë edhe në Gjilan e fshatra të Anamoravës.
Nuk harrohen letë ato ditë e ato momente për popullin shqiptar të pa mbrojtur, dhashtë zoti kurrë mos raft me u harrue ato vuajtje.
Rroftë populli i Kosovës, ne jemi liridashës.
Selver Lenjani