HIDROMORAVA

Kamenica me mbledhje solemne për nder të 25 vjetorit të çlirimit të saj

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka mbajtur sot mbledhje solemne për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kamenicës.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, në këtë mbledhje ka thënë se Komuna e Kamenicës sot me plotë krenari po e shënon Ditën e Çlirimit të saj.

“Pas shumë vuajtjeve e sakrificave, 25 vite më parë në u kthye shpresa për jetë, falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e posaçërisht familjes Jashari. Kjo ditë është festë për ne por edhe ditë që bënë të reflektojmë për të ardhmen, për brezat e rinj, për një të ardhme sa më të mirë për ta. 18 Qershorin- Ditën e Lirisë e solli sakrifica e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri. Lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit”, ka thënë ai.

I pari i Komunës, Kadri Rahimaj, duke kujtuar të rënët që dhanë jetën për këtë ditë ka thënë se kjo ditë që është shndërruar në një ditë kremte, sjellë në memorie sakrificën që është bërë për liri.
“Kjo ditë ma përkujton që puna jonë duhet të vazhdoj për të shpërblyer ata që dhanë jetën për liri të vendit. Kujtojmë me krenari ata heronjë që u ngritën kundër shtypjes që vendi jonë të jetë i lirë. Për këtë ne jemi përgjegjës të mbajmë të gjallë kujtimin e tyre, dhe tu japim vlerën idealevë të tyre për vendin e lirë. Ndërsa festojmë sot e shënojmë këtë ditë me aktivitete të shumta na takon neve dhe brezave që vijnë pas nesh që të vazhdojnë me punë e përpjekje, në mënyrë që ta kuptojnë që dashuria ndaj vendit duhet të jetë e pashtershme si dhe kontributi gjithashtu. Në këtë ditë ne duhet të kujtojmë kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët dhanë jetën e tyre për vend të lirë. E sot ne i nderojmë edhe dëshmorët dhe luftëtarët nga Kamenica, pra sot është dita e tyre e festa jonë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë. Gëzuar Ditën e Çlirimit Kamenicë”, ka thënë Rahimaj.

HIDROMORAVA

Edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, dega në Kamenicë, Milaim Limoni në këtë ditë ka përkujtuar veprën dhe jetën e dëshmorëve të rënë.
“Sot është dita më e rëndësishme e komunës sonë, dita e lavdisë, e sakrificës, e kontributit, e lirisë, e gëzimit. Po e festojmë këtë ditë të krenarisë sonë, por këtë ditë nuk do të mund ta festonim pa gjakun e derdhur të dëshmorëve tanë, të heronjëve tanë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky 18 qershor është sinonim i veprës dhe sakrificës për të gjithë të rënët për liri.

Lavdi veprës së tyre e gëzuar Ditëm e Çlirimit Kamenicë”, ka thënë ai.

Pas seancës solemne, Kryetari Rahimaj së bashku me Nënkryetarin Jakupi, Kryesuesin e Kuvendit Kastrati, drejtorë komunal, asambleistë dhe të tjerë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të rënët për liri./rajonipress/