RCCOLA

Alarmon sërish Selver Lenjani, xhandarmëria serbe hyn e del kur të duan në brendi të Kosovës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Në një letër ë hapur adresuar krerëve të shtetit Osmani, Konjufca e Kurti, Selver Lenjani ka shprehur shqetësimet dhe provokimet e vazhdueshme të xhandarmërisë serbe në drejtim të vijës kufitare me Kosovën. Paramilitar të llojeve të ndryshme hyn në brez kufitar, shkelin tokën e brezit kufitar pa asnjë frik ndërsa rruga e asfaltuar ashtë zonë e ndaluar për Policin e Kosovës e për shtetin fqinj, Serbia hyn kur dojnë në Karaçevë ka shkruar Lenjani.

Në emër të Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, Selver lenjani i ka adresuar me një letër publike krerëve të shtetit për të gjitha hallet dhe shqetësimet që lidhen me brezin kufitar.

Letra e Selver Lenjanit:

Hidromorava

Të nderuara institucione e republikës së Kosovës.

Me ketë letër të hapur në këtë brez kufitar po ju informojmë se prej vitit 2001 e deri 2024 banorët e Karaçevës jetojmë nën ankthin e frikës se pjesëtarët e ushtrisë serbe xhandarmerisë, policisë serbe, paramilitar të llojeve të ndryshme hyn në brez kufitar, shkelin tokën e brezit kufitar pa asnjë frik ndërsa rruga e asfaltuar ashtë zonë e ndaluar për policin e Kosovës, e për shtetin fqinj Serbia hyn kur të dojnë në Karaçevë.

Brenda mundësive kohore lusim që ta vizitoni brezin kufitar për të parë problemet për së afërmi, që ta pranoni një delegacion nga brezi kufitar për tu njoftuar më gjerësisht derisa mbesim me shpresë se kërkesat e Bashkësisë lokale do të realizohen pozitivisht ka shkruar Lenjani kryetar./rajonipress/